Papa Françesku njofton emërimin e 20 kardinalëve të rinj

Papa Françesku njoftoi sot emërimin më 14 shkurt të 20 kardinalëve të rinj të moshës jo më pak se 80 vjeç, 15 prej të cilëve vijnë nga 14 vende dhe do të jenë zgjedhës në rast konklave.

Gjatë lutjes tradicionale, që papa mban çdo të dielë  në bazilikën e Shën Pjetrit, Jorge Bergoglio publikoi listën e kardinalëve, që përfshin shumë aziatikë, afrikanë dhe vetëm katër evropianë mes kardinalëve zgjedhës.

Një francez, Dominique Mamberti, ish-ministër i Punëve të Jashtme në Vatikan, bën pjesë mes 15 kardinalëve të rinj zgjedhës. Kardinalët e tjerë janë kryepeshkopë si ai i Rangunit, Charles Maung Bo, i Bangkokut, Francis Xavier Kriengsak Kovithavanij dhe i Hanoit, Pierre Nguyen Van Nhon.

Dy afrikanë bëjnë pjesë në kardinalët e rinj zgjedhës, kryepeshkopi i Santiago de Cabo Verde Arlindo Gomes Furtado dhe ai i Addis Abebas (Etiopi),

Një vit më parë, në shkurt të vitit 2014, papa Françesku emëroi 19 kardinalë të rinj, 16 prej të cilëve zgjedhës./

SHKARKO APP