Papa Françesku prej 10 ditësh në spital. Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë jep detaje për gjendjen e tij

Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë sot detaje se si paraqitet gjendja shëndetësore e Papa Fraçeskut. Vaktikani bën me dije se gjatë natës gjendja e Papës ka qenë e qëndrueshme dhe se ai ndodhet në gjendje më të mirë.

“Nata e kaloi të qetë, Papa ka fjetur dhe po pushon,” thuhet në komunikatën e shkurtër.

Gjatë fundjavës Ati i Shenjtë kaloi në një krizë të gjatë të frymëmarrjes gjë që bëri të nevojshme përdorimin e oksigjenit. Ndërkohë analizat e një dite më parë treguan shenja të një insuficience të lehtë renale (dëmtim i lehtë i veshkave), e cila aktualisht është nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?