Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: Të krishterët e Lindjes së Mesme, dëshmitarë në tokat e martirizuara nga lufta

Aktualitet E diel, 10 Nëntor 2024 12:40
Papa Françesku: Të krishterët e Lindjes së Mesme, dëshmitarë në tokat e martirizuara nga lufta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Të lutemi së bashku”, me një mendim për vëllezërit dhe motrat e shumta të krishtera të Lindjes së Mesme, në mënyrë që ata “ta dëshmojnë Krishtin në trojet e martirizuara nga lufta”. Prandaj, “të ecim së bashku” e “të punojmë së bashku” me sytë ngulur mbi të njëjtin objektiv, si paraardhësit  Gjon Pali II dhe Mar Dinkha IV kur, në vitin ’94, nënshkruan Deklaratën e përbashkët Kristologjike “Unitet i plotë”. Kjo do të thotë shpresë për të arritur “ditën e bekuar, në të cilën do të jemi në gjendje të kremtojmë së bashku në të njëjtin altar dhe të marrim kungimin e të njëjtit Korp e Gjak të Shëlbuesit”.

Papa e Patriarku asir Mar Awa III kremtojnë 30-vjetorin e deklaratës së përbashkët

Papa Françesku pret Mar Awa-në III, patriark katolik i Kishës Asiriane të Lindjes, në Vatikan, me rastin e tridhjetë vjetorit të nënshkrimit të dokumentit që sanksiononte “një hap themelor në rrugën drejt bashkimit të plotë” e, mbi të gjitha, u jepte fund mijëvjeçarëve të polemikave ndërmjet bashkësisë katolike dhe asaj lindore. Të pranishëm në audiencë, në Pallatin Apostolik – i cili gjithashtu përkujton 40-vjetorin e vizitës së parë në Romë nga një patriark asirian – janë anëtarët e Komisionit të përzier për Dialogun Teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Asiriane të Lindjes, që e ka nisur punën në vitin 1984, sërish me nxitjen e Vojtilës dhe Mar Dhinkës, e që tani ka nisur një fazë të re dialogu për liturgjinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 4 orësh
Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 5 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 5 orësh

Për rrugë drejt unitetit të plotë

Papa Françesku i priti të gjithë duke cituar fjalët e Unitatis redintegratio, dekretit konciliar mbi ekumenizmin, në nëntor, në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë: “Zoti i shekujve në kohët e fundit ka filluar të dikojë me begati të madhe në të krishterët e ndarë nga njëri-tjetri, pendimin dhe dëshirën për bashkim”. Më pas, Papa citon “të madhin” dhe “të mirin” Ioannis Zizioulas, teologun ortodoks, metropolitin madhor të Pergamonit, që ndërroi jetë në vitin 2023, i njohur gjithnjë si “pionier i ekumenizmit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Thoshte: ‘E di datën e bashkimit, e di”. Cilën? “Një ditë pas gjyqit të mbram. Së pari nuk do të ketë bashkim, por ndërkohë duhet të ecim së bashku, të lutemi së bashku dhe të punojmë së bashku’”.

Fund i më se një mijëvjeçari polemikash doktrinore

“Hap pas hapi, ngadalë…”, përsërit Papa, i udhëhequr gjithmonë në këtë rrugë nga “dëshira për unitet”, “hir që frymëzoi gjithnjë lëvizjen ekumenike, që në fillimet e saj dhe që ne duhet ta kultivojmë vazhdimisht”. Një “dëshirë” e lashtë dhe gjithnjë e re, kjo për unitet, në qendër të Deklaratës së përbashkët Kristologjike ndërmjet dy Kishave, e cila, kujton Jorge Mario Bergoglio, “i dha fund polemikave doktrinore 1500 vjeçare në lidhje me Koncilin e Efesit”, duke njohur “Legjitimitetin dhe saktësinë e shprehjeve të ndryshme të fesë sonë të përbashkët kristologjike”.

Dialog plotësisht njerëzor

Deklarata e Përbashkët Kristologjike hapi edhe rrugën për krijimin e një Komisioni të përzier të dialogut teologjik ndërmjet dy Kishave. Rezultatet e punës qenë “të jashtëzakonshme” – nënvizon Papa – duke kujtuar disa marrëveshje doktrinore dhe baritore, nënshkruar vitet e fundit. Prandaj  shpreh mirënjohjen për angazhimin e të gjithë teologëve, që përbëjnë Komisionin.

Dialogu teologjik është i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt bashkimit, pasi uniteti që dëshirojmë është unitet në fe, me kusht që dialogu i së vërtetës të mos ndahet kurrë nga dialogu i bamirësisë dhe dialogu i jetës, një dialog njerëzor, krejtësisht.

Shën Isaku i Ninives, në Martirologun Romak

“Ky unitet në fe është arritur tashmë nga shenjtorët e kishave tona. Ata janë udhërrëfyesit tanë më të mirë në rrugën drejt bashkimit të plotë” – shton Papa Françesku. E, i inkurajuar gjithashtu nga Sinodi i kohëve të fundit mbi sinodalitetin, njofton se “Isaku i madh i Ninives”, një nga etërit më të nderuar të traditës lindore-siriane, i njohur si “mjeshtër dhe shenjtor i të gjitha traditave”, do të përfshihet në Martirologun Romak.

Shpresa e kungimit eukaristik

Papa kërkon ndërmjetësimin e Shën Isakut për të krishterët në të gjithë Lindjen e Mesme që “miqësia mes kishave tona të vazhdojë të lulëzojë”, deri në kungimin eukaristik.

“Të vazhdojmë të ecim së bashku, të lutemi së bashku dhe të punojmë së bashku dhe të shkojmë përpara në këtë rrugë drejt unitetit të plotë”.

Në fund të audiencës Papa i fton të gjithë të pranishmit të thonë së bashku Atynën: “Secili të lutet sipas traditës dhe gjuhës së vet, me gjysëm zëri”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.