Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV gjatë lutjes kushtuar Mbretëreshës Qiellore: Lutem për familjet që vuajnë për shkak të luftës

Aktualitet E diel, 1 Qershor 2025 13:42
Papa Leoni XIV gjatë lutjes kushtuar Mbretëreshës Qiellore: Lutem për familjet që vuajnë për shkak të luftës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Gjatë lutjes kushtuar Mbretëreshës Qiellore, me të cilën mbylli Meshën për Jubileun e Familjeve, Papa Leoni XIV kërkoi paqe dhe falënderoi “Kishat e vogla shtëpiake në të cilat Ungjilli mirëpritet dhe transmetohet”. Kujtoi edhe Ditën e Komunikimeve Shoqërore, me ftesën drejtuar mediave që të kujdesen për “cilësinë etike të mesazheve”, si dhe mmotrat rregulltare, martire në vitin 1945, të cila dje në Poloni u shpallen të Lume .

Pas Meshës, kremtuar sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Leoni XIV në mesditë, kremtoi lutjen mariane të  Mbretëreshës Qiellore. Në përfundim, i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ditë të lumtur të Jubileut të Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Moshuarve!

Në fund të kësaj Eukaristie, dua t’ju përshëndes të gjithëve, pjesëmarrës në Jubileun e Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Moshuarve! Erdhët nga çdo cep i botës, me delegacione nga njëqind e tridhjetë e një vende.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto, fjalët e para, të ngrohta, që Papa Leoni XIV ia drejtoi, nga dritarja e Pallatit Apostolik, turmës së pafundme që mbushte përplot Sheshin e Vatikanit, i cili të kujtonte vazhdimësinë e jetës njerëzore në këtë ditë feste kushtuar kryesisht të moshuarve. Por edhe fëmijëve, që Papa Prevost i priti me gëzim e dashuri. E i përshëndeti me fjalët:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jam i lum që mirëpres kaq shumë fëmijë, të cilët na ringjallin shpresën! I përshëndes të gjitha familjet, Kishat e vogla shtëpiake, në të cilat Ungjilli mirëpritet dhe trashëgohet.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 1 ore
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 1 ore
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 2 orësh

Familja – thoshte Shën Gjon Pali II – buron nga dashuria me të cilën Krijuesi përqafon botën e krijuar (Letra Gratissimam sane, 2).

Përshëndetje e urime

Papa Leoni XIV vijoi t’i drejtonte turmës së besimtarëve urimet më të ndjera. Feja, shpresa dhe bamirësia – u tha Ati i Shenjtë – u rritshin gjithmonë në familjet tona. E më pas i përshëndeti veçanërisht gjyshërit dhe të moshuarit, të cilët janë model i vërtetë besimi dhe frymëzimi për brezat e rinj. Faleminderit që erdhët  – u tha – e vijoi me një përshndetje drejtuar mbarë turmës së pafundme, mbledhur këtë ditë të lume:

I përshëndes të gjithë shtegtarët e pranishëm, veçanërisht ata nga Dioqeza e Mondovì-t, në Piemonte.

Festa e të Ngjiturit të Zotit në Qiell

Sot në Itali dhe në vende të ndryshme – vijoi të kujtojë Papa – festohet solemniteti i të Ngjiturit të Zotit në Qiell.

Është festë shumë e bukur, që na bën të shikojmë drejt cakut të shtegtimit tonë tokësor.

Ndërmjetësimit të martireve ia besojmë të gjitha gratë

Në këtë horizont  – vijoi Papa – po kujtoi se dje në Branievo (Poloni) u shpallën të Lume Cristofora Klomfass dhe katërmbëdhjetë motra të Kongregacionit të Shën Katerinës, Virgjëreshë e Martire, vrarë në vitin 1945 nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe në territoret e Polonisë së sotme. Pavarësisht klimës së urrejtjes dhe terrorit kundër fesë katolike, ato  vijuan t’u shërbenin të sëmurëve dhe jetimëve. Ndërmjetësimit të martireve të reja të Lume ia besojmë të gjitha gratë fetare në botë që me bujari  e flijojnë veten për Mbretërinë e Zotit.

Në përfundim, Papa Leoni XIV i drejtoi Marisë Virgjër lutjen:

“Virgjëra Mari i bekoftë familjet dhe i mbështetët në vështirësitë e tyre: Mendoj veçanërisht për ata që vuajnë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në pjesë të tjera të botës. Nëna e Zotit na ndihmoftë të ecim së bashku në rrugën e paqes”.

Radio Vatikani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 47 minutash

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 49 minutash

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 1 ore

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 1 ore

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
14 Nëntor 2026, 20:50

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 12 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 17 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
14 Nëntor 2026, 17:17

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.