Paralizohet lëvizja nga trafiku, policia: Ja segmentet problematike

Policia Rrugore është vënë në gadishmëri për të shmangur trafikun në akset kryesore në vend.

Nga të dhënat e policisë mësohet se deri në këto momente aksirrugor nga rreth rrotullimi i Çermës – Lushnje- Fier- Levan- Fratar nuk ka ngarkesë dhe lëvizja e mjeteve është normale, raporton BW.

Në akset rrugore për në Seman dhe Divjake ka fluks lëvizje por pa probleme. Aksi rrugor Tiranë- Maminas- Gjiri Lalëzit është me ngarkesë normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksi rrugor Durrës- Kavajë ka lëvizje normale. Ndërsa për sa i përket aksit rrugor Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë por tani e normalizuar. Aksi rrugorLezhë-Shëngjin ngarkesa është normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në jug të vendit policia bën me dije se Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit por pa probleme dhe bllokim qarkullimi.
Rrugorja tha se nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugorTiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e madhe për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?