Parandalohet atentati në Vlorë, 2 në pranga, sekuestrohet arsenal armësh
Parandalohet një atentat në Vlorë. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ka parandaluar një ngjarje të rëndë duke vënë në pranga dy persona dhe duke sekuestruar një arsenal armësh që gjendeshin në një automjet me targa të falsifikuara.
Angjelo Sado 34 vjeç banues në lagjen “11 janari” dhe Elidon Selamaj, 30 vjeç banues i lagjes “Kushtrimi” në Vlorë janë dy personat që janë në pranga, ndërsa në automjetin e tyre u gjetën 4 armë, një prej tyre shotgan.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy pistoleta njëra prej tyre paralizuese, disa karikatorë me fishekë, jelek antiplumb, maska dhe doreza dhe dy palë targa.
Sipas policisë së Vlorës dy të arrestuarit mendohet të jenë pjesë e një rrjeti të mirorganizuar. Po ushtrohen kontrolle në banesat e tyre për të dokumentuar më tej aktivitetin e tyre kriminal.
Mësohet se automjeti ku u gjetën armët ishte e parkuar para një shtëpie të pabanuar në lagjen ‘Bashkimi’ të qytetit të Vlorës.
Automjetit i ishte fshirë shasia për të mos u identifikuar. Po hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të dy të arrestuarve.
Arrestimi i dy personave në Vlorë vjen dy ditë pas parandalimit të një atentati në Tiranë, ku në Unazë të Re u vu në pranga një person i armatosur me granatë dhe pistolet