Parandalohet një krim brenda familjes në Malësi të Madhe
Policia ka ndërhyrë në një rast dhune në një familje në fshatin Kastrat në Malësinë e Madhe.
Uniformat blu morën një telefonatë nga një 25-vjeçare me inicialet V.Sh. e cila kërkonte ndihmë pasi po dhunohej nga burri.
Një patrullë e policisë u nis me urgjencë drejt banesës së çiftit dhe ndaloi 33-vjeçarin Fran Shelinaj.
Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu gjetën edhe një armë zjarri automatike.
Tashmë, 33-vjeçari do të përballet me akuzat e “dhunës në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”

