Parashikimi i motit, ja si ndryshon koha pasditen e sotme e nesër
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit për orët në vazhdim të së premtes dhe të shtunën.
Sipas njoftimit, sot pasdite dhe pritet të ketë reshje të dobëta në shumicën e qarqeve, përveç qarkut Korçë ku priten reshje mesatare, lokalisht deri intensive.
Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 17 / 26 °C
në vendet malore: 15 / 23 °C
Era
Sot pasditedhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

