Paris, masakra në “Charli Hebdo” , vetëdorëzohet një prej autorëve të sulmit

Hamid Mourad, një prej 3 të dyshuarve si atentatorë të sulmit të djeshëm në redaksinë e revistës satirike “Charli Hebdo” ne Paris u vetëdorëzua në polici, raporton agjencia AFP. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Hamid Mourad, i cili i ndihmoi dy vellëzerit Said dhe Cherif  të moshës 32 dhe 34 vjeç, të largoheshin me makinë pas sulmit që i mori jetën 12 personave, mëngjesin e 7 janarit.  Ndërkohe vazhdon operacioni i policise franceze për kapjen e dy autoreve të tjerë.

Gazeta franceze “Liberation” raportoi fillimisht për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve si ekzekutorë të kasaphanës në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Fillimisht u raportua se ata ishin arrestuar, por më pas vetë gazeta e tërhoqi këtë lajm dhe njoftoi vetëm për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Dy vrasësist janë Said dhe Sherif. K, respektivisht 32 dhe 34 vjeç, ndërsa personi i tretë që i ka ndihmuar të arratiseshin duke i pritur në makinë është identifikuar si Hamid M, vetëm 18 vjeç.

Arrestohen shtate persona, dhjetëra ndalohen, qindra në hetim

Teksa gjuetia për dy personat që vranë 12 persona në revsitën sharli hebdo vijon, polica në francë ka  arrestuar shtatë persona, ka ndaluar dhjetëra  të tjerë dhe nën hetim janë qindra të dyshuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i francës manuel val, i cili tha se në këtë operacion janë angazhuar të gjitha struktuart e shtetit. Ne po përballemi me një kërcënim terrorist të precedent,  brenda dhe jashtë vendit tonë. Sic ju e dini, sulmet ishin të planifikuara. Përballja me terrorritët na angazhon të merremi drejtpërdrejt me ta në të gjitha nivelet, duke filluar që nga policia, shërbimet e inteligjencës dhe gjithashtu në nivel gjyqësor, tha ai, duke shtuar se  qindra persona po hetohen , dhjetëra janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë ndaluar. Në jemi në ndjekje të terorristëve që shkaktuan këtë masakër të tmerrshme, deklaroi kryemisitri Vals.

Shtatë personat e dyshuar  mendohet të jenë bashkëpunëtorë ose familjarë të të dyshuarve. Ata u arrestuan në qytetet e Reims , pak kilometër  larg Parisit.

Kryeqyteti francez është blinduar nga forca të shumta policie në të gjitha zonat e identifikuara si me rrezik të lartë. E gjithë bota u trondit nga vrasja e gazetarëvë në “Charli Hebdo” dhe sulmi u dënua nga krerët e shteteve në mbarë botën , përfshirë edhe vendet arabe.

Hamid Muradi: Kur ndodhi vrasja isha ne shkolle

Sulmi ka shumë pika të errëta, pasi personi i tretë i dyshuar, 18 vjecari Hamid Muradi u vetëdorëzua dhe dekalroi se në kohën e të shtënave ka qenë në shkollë. Vrasja e 12 personave e kryen në mesin e ditës në paris dhe në afërsi edhe të një stacioni policie ngre dyshime të forta se bashkëpunëtorët mund të kenë qenë edhe të brendshëm. Vrasja e policëve në rrugë pas terroristët vranë të gjithë stafin brenda redaksisë, sërish ngre pyetjen se pse ata nuk reaguan me herët, pasi të shtënat e automatikut dëgjoheshin kilometra larg.  Ndërkaq, edhe dita e zgjedhur e terroristeve, pikërisht kur stafi kishte organizuar një mbledhje për të diskutuar ecurinë e revsitës dhe ku të pranishëm ishin të gjithë, drejtori , gazetarët dhe gjithë përgjegjësit, ngre sërish dyshimet se ata kanë qenë të mirëinformuar. Sulmuesit sipas gazetarëve që arritën të mbijetojnë, kanë thirur emrat e gazetarve dhe pastaj i ekzekutonin. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të sqaruar të gjitha pikëpyetjet e ngritura.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 7 janarit në qendër të Parisit dhe në zemër të Europës mediat raportuan se një sulm me armë ndodhi në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”. Nga ky sulm mbetën të vrarë 10 gazetare dhe 2 policë.

Pak momente pasi ndodhi sulmi u publikuan pamjet filmike të sulmit me armë. Dëshmitarët treguan se sulmi i cilësuar terrorist në zemër të Parisit u ndërmor nga të paktën tre persona, të cilët të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur me kallashikovë hapën zjarr brenda redaksisë duke thirrur “Allahu Ekber dhe “Hakmarremi për Profetin”.

Sulmi në redaksinë e revistës vjen vetëm pak kohë pasi “Charlie Hebdo” publikoi një karikaturë të liderit të shtetit silamik Ebu Bekr el-Bagdadi, gjë e cila mendohet apo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet e këtij sulmi.

SHKARKO APP