Paris, vriten tre terroristët (FOTO)

Mediat franceze raportojnë se dy atenatorët janë vrare, pas sulmi që bëri policia. Ndërkohë raportohet se është vrarë dhe pengamarrësi i 6 personave. Sipas Policisë Franceze pengjet janë shpëtuar. 

Aksioni

Të shtëna dhe shpërthime po dëgjohen në zonën ku po mbahen të rrethuar dy vëllezërit që akuzohen si autorë të masakrës së "Charlie Hebdo". Bashkë me ta edhe një person po mbahet peng dhe synimi i policisë është që t'i shpëtojë jetën.  Mediat ndërkombëtare raportojnë për tym që po del nga ndërtesa, ndërsa forcat e policisë kanë mësyrë aty në një operacion blic.

Raportohet gjithashtu se helikopterë dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë në vendngjarje. Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, po qendrojne te mbyllur ne nje ndermarrje te 'Dammartin en Gowle', 35 km larg Parisit, e mbajne peng nje person.Qe te dy ata, mesohet te jene shprehur te gatshem te vdesin si martire. Ka pasur shkembime zjarri, ndaj banoreve te zones, autoritetet iu kane bere thirrje te mos dalin nga shtepite. Disa vete mendohet te kene mbetur te plagosur, por zyrtaret e policise mohojne informacionet per te vdekur.

Rrethimi i tyre erdhi gati 48 ore nga sulmi i se merkures, ku 12 punonjes te "Charlie Hebdo", perfshire dhe kryeredaktorin, u qelluan per vdekje ndersa ishin ne mbledhje, disa me filxhanet e kafese perpara. Gazeta franceze "Le Figaro" , e cila citon burime policore, bën me dije se autori i pnegmarrjes së 6 personave i ka kërkuar forcave speciale që të lirojnë nga rrethimi vëllezërit Kouachi dhe të mos bëjnë asnjë lëvizje të pamenduar, ndryshe ai kërcënon se të gjithë pengjet do të vriten. Coulibaly, përpara se të mbyllej në dyqan me zë të lartë thirriti: Ju e dini shumë mirë kush jam unë! Policia thotë se 32-vjecari është i pajisur edhe me eksploziv.

Person i armatosur me automatik, ka hyre ne nje dyqan dhe marr peng 5 persona, 5 fëmijë dhe një grua. Dyshohet se ky eshte personi qe dje ka qelluar mbi policinë, duke vrarë një agjent. 

Po shtohet alarmi ne Paris per akte te tjera terroriste. Nderkohe vazhdon beteja per kapjen e dy terroristeve te tjere qe bene masakren pardje.

Vrasësi i polices franceze, i afërm i vëllezërve Kouachi

Vrasësi i polices bashkiake në jug të Parisit, një ditë më parë, është i afërm i autorëve të maskakrës me 12 viktima në revistën Charlie Hebdo. Gazeta Le Monde shkruan se ky informacion i është dhënë nga burime nga grupi i ngritur për të hetuar ngjarjen e ndodhur pa kaluar 24 orë nga sulmi terrorist në redaksinë e revistës satirike. I njëjti vrasës dyshohet se ka marrë peng pesë persona. Ky zhvillim i ngjarjeve flet për një organizim të gjithë sulmeve terrorizte këto ditë në Paris.

Siç bëjnë të ditur burime nga Parisi, çifti i pengmarrjësve në dyqan kërkon lirimin e vëllezërve terroristë ose në të kundërt do të vrasin të 5 pengjet, mes tyre edhe një fëmijë 6 muajsh. Në këtë mënyrë Franca është duke u përballur me një situatë emergjente, ndër më të rëndat në historinë e saj. Pengmarrësi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse dy vëllezërit franko-algjerianë nuk lihen të lirë nga ndjekja që po i bën policia.

Amedy Coulibaly i kërkoi policisë që ka rrethuar supermarketin, ‘që forcat speciale të lenë të lirë vëllezërit Kouachi”, të cilët tanimë janë zyrtarizuar si autorët e masakrës në ‘Charlie Hebdo’, tanimë të lokalizuar në një shtypshkronjë në Dammartin en Goele. Nëse kërkesa e tij nuk plotësohet, Amedy kërcënon se do të vrasë pengjet që ka në supermarket. Ministri Francez i Punëve të Brendshme hodhi poshtë lajmet e përhapura në media për dy persona të vdekur brenda supermarketit që është marrë peng në periferi të Parisit. Sipas Ministrisë së Brendshme, një nga pengmarrësit është plagosur rëndë, por deri tani nuk ka patur viktima.

SHKARKO APP