Parisi nuk është si më parë. Ushtria del në rrugë (FOTO)

Sulmi i redaksisë së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” ka shokuar shumëkënd. 12 viktima dhe më shumë se 20 persona të plagosur kanë bërë që bota të rikthejë sytë dhe një herë nga rreziku i ekstremizmit fetar. Parisi sot nuk është më qyteti i qetë i mëparshëm.

Në vende më të populluara të tij kanë dalë forca të armatosura për të garantuar sigurinë. Ushtarakë, armatime të rënda dhe njerëz me uniforma të forcave speciale të ushtrisë janë në pikat më të populluara të atij që njihet si kryeqytet i Europës. 

SHKARKO APP