Parlamenti Europian ”rrëzon” qeverinë bullgare. E ka radhën Shqipëria?

Parlamenti Europian ka ndëshkuar Bullgarinë për të metat në respektimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe mbështetjen e lirisë së medias, duke nënvizuar legjislaturën për mbrojtjen e parimeve demokratike të bllokut. Ligjvënësit votuan në favor të një rezolute që sfidon qeverisjen e kryeministrit Bojko Borisov pas pothuajse tre muaj protestash në Bullgari.

”Parlamenti Europian shpreh keqardhjen e thellë që zhvillimet në Bullgari kanë çuar në përkeqësim të ndjeshëm të respektit për parimet e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave themelore, duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit, ndarjen e pushteteve, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e media”, thuhet në rezolutë.

Mijëra bullgarë janë mbledhur çdo ditë që nga korriku duke akuzuar herë kryeministrin Borisov Ndryshe nga Hungaria dhe Polonia, Bullgaria ka shmangur veprimet zyrtare të BE-së, duke premtuar ndryshime dhe duke ngritur organe për të luftuar korrupsionin dhe rimëkëmbjen e gjyqësorit, por i ka zvarritur. Me të njëjta probleme has edhe Shqipëria, e cila ka mungesë të theksuar të demokracisë, shtetit ligjor, e një Kuvendi të njëanshëm.

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, pavarësisht se rekomandonte zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave, do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave të BE më 13 tetor. Vendet anëtare do të vendosin nëse miratimin e rekomandimit ose rrëzimin e tij.

Holanda është vendi i parë i BE që ka një qëndrim krejt ndryshe nga KE lidhur me realizimin e reformave në Shqipëri. 5 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi përpara deputetëve në Hagë se do të kërkojë zyrtarisht ndarjen e Shkupit nga Tirana për hapjen e negociatave dhe konferencën ndërqeveritare. Blok thotë se vetëm Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e paracaktuara për hapjen e negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.

SHKARKO APP