Partia Socialiste mbledh sot në Pallatin e Kongreseve, Kongresin Zgjedhor. Rama pritet për fjalim të fortë

Sot Edi Rama pritet të mbajë një fjalim të fortë në Kongres. PS ndodhet para zgjedhjeve politike parlamentare që me gjasë do të jenë muajin maj 2025, ndaj kryeministri-kryetar i PS do të jetë i prerë dhe i rreptë me ata drejtues qarqesh, apo drejtues institucionesh të cilët nuk janë në shinat e trenit ekspres rilindas.

Mendohet se sot mund të ketë edhe ndonjë të papritur për ministrat, sikurse mund të caktohet edhe emri i kandidatit (es) që do të votohet në parlament.

Kongresi Zgjedhor do të fillojë në orën 11:00 tek pallati i Kongreseve.

Në këtë kongres do të votohet edhe Asambleja e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë me shumicë të rinj.

Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit. Sakaq, në këtë kontekst, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij, por natyrisht që Edi Rama flet në fund.

SHKARKO APP