Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën

Kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë, Sergey Stanishev ka uruar kreun e PS-së, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Në letrën e tij Stanishev thotë se 25 prilli doli me një verdikt të qartë të popullit shqiptar.

“I dashur Kryeministër, I dashur Edi, në emër të familjes PES, më lejoni të përgëzoj për fitoren e partisë suaj të Dielën e kaluar. Me gjithë kontekstin sfidues Covid-19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në kuadër të ligjit të ri zgjedhor, gjë që është një arritje e vërtetë. Duke parë rezultatin pozitiv, vullneti i votuesve është i qartë.

Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën evropiane dhe zbatoni programin tuaj Social-Demokrat. Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë për njerëzit e saj dhe të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën Evropiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencën ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin. Edhe një herë, merrni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore. Me shpresën që së shpejti të mund të takohem personalisht”, shkruan Stanishev.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?