Pas 24 orësh rikthehet energjia në Kukës dhe Has
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 01:43
Pas 24 orësh defekt, mësohet se është rikthyer energjia elektrike në Kukës dhe Has.
Pak më herët, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, raportoi se për shkak të kushteve shumë të ashpra të motit, veçanërisht në veri të vendit, ka pasur defekte në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, konkretisht linja 110 kV Kalimash – Kukës, e cila kishte lënë pa furnizim qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.

