Pas 33 vitesh, Shkodra feston 28-29 nëntorin falë Benet Becit
Festat e 28-29 Nëntorit kanë shkaktuar debate në politikën shqiptare, pasi Partia Demokratike prej vitesh njeh vetëm datën 28 Nëntor si Festën e Çlirimit, krahas asaj të Pavarësisë.
Festa e 29 Nëntorit nuk është festuar prej vitesh në bashkitë e djathta. Demokratët e cilësojnë 29 nëntorin e 1944 si datë pushtimi dhe jo çlirimi.
I atillë është rasti i bashkisë, Shkodër, e cila për 33 vite ka qenë nën drejtimin e krybashkiakëve të djathtë, gjë që nënkupton se për vite me radhë Shkodra nuk e ka festuar 29 Nëntorin.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka bërë të pamundurën që kjo festë të festohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në godinën e Bashkisë Shkoder projektohen momentet dhe figurat kyçe të historisë së kombit tonë, të dokumentuara nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
Postimi i plotë:
Gëzuar Shqipëri🇦🇱
Në godinën e Bashkia Shkoder projektohen momentet dhe figurat kyçe të historisë së kombit tonë, të dokumentuara nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”🙏 Mirënjohje pafund për ata që e shkruan me gërma të arta historinë e kombit shqiptar!🇦🇱
#shkodrakuqezi