Pas armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, Pirro Vengu për naftën: Ulje çmimesh edhe në tregun vendas
Një armëpushim 15-ditor mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të ndikojë në stabilizimin e situatës në Ngushtica e Hormuzit, duke reflektuar menjëherë efektet e para në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se ulja e çmimeve në bursat ndërkombëtare duhet të pasohet edhe me ulje të çmimeve në tregun vendas me pakicë, në të njëjtën masë.
Në një postim në facebook, deputeti i PS-së theksoi se autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa për të garantuar kontroll efektiv gjatë kësaj periudhe dhe për të zbutur ndikimin e luhatjeve të tregut te konsumatorët.
Sipas Vengut, mekanizmat e vendosur do të garantojnë që askush të mos përfitojë padrejtësisht nga situatat e krijuara nga krizat ndërkombëtare. Autoritetet theksojnë se kjo qasje synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e stabilitetit në tregun e karburanteve në vend.
Postimi i plotë
Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës.
Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë.
Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve.
Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër.
KOHA JONË SONDAZH

