Pas avionit, gjendet një banesë enkas për tharjen e kanabisit në Ishëm. Bllokohen dhe 300 kg kanabis
Një javë nga rrëzimi i avionit të modelit “Piper”, gjendet një banesë në Ishëm të Durrësit, e cila është përshtatur për pastrimin tharjen dhe magaziminin e kanabis sativa.
Policia arriti ta zbulojë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe dje, 21.09.2016, në Ishëm ndërmorën operacionin duke sekuestruar 300 kg Cannabis Sattiva
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.A. në fshatin Rrotull, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit:
- B.A. 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm, Durrës.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasit:
- A.Ll. 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në fshatin Rrotull, Ishëm është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 shtetas(punëtorë), të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- rreth 300 kg Cannabis Sattiva;
- mjeti tip furgon në pronësi të njërit prej punëtorëve dhe
- një mjet tip Peugeot në pronësi të shtetasit A.Ll.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

