Pas call center, deputeti Shehaj vjen me një plan B
Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike, gjatë fushatë zgjedhore prezantoi plane konkrete për punësimin e të rinjëve. Dikur e nisi me shërbimin e Call Center, një biznes ky mjaft fitimprurës për rininë shqiptare, e ndërsa sot vjen me një plan B ku në fokus mbetet rinia.
Përmes një statusi në facebook, Shehaj ka zbuluar se së fundmi ka marrë pjesë në “Google Partner Summit” në Nju Jork, si themelues i Localweb në Google Executive Global Council për vitin 2017. Sipas Shehaj, ky organizim teknologjik ka rëndësi për marketimin dixhital, shërben për promovimin e produkteve në mënyrë dixhitale, inovacionin e produkteve dhe gjithashtu edhe për rritjen e klientëve.
Deputeti gjithashtu ndau edhe një lajm fantastik për të rinjtë shqiptarë që janë të dhënë shumë pas teknologjisë. “Tirana Digital Accademy”, është iniciativa e re, e sipas tij qëllimi është trajnimi dhe përgatitja falas e të paktën 10.000 të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë duke iu dhënë atyre një shans më shumë për t’u punësuar.
Statusi i deputetit Agron Shehaj:
PJESËMARRJE NË GOOGLE PARTNER SUMMIT NË NYC
Dy ditë shumë intensive në Neë York i ftuar si themelues i Localëeb në Google Executive Global Council për vitin 2017. Krenari e veçantë kur më kërkuan të prezantoja para partnerëve nga gjithë bota (Kina, Rusia, Tajlanda, Amerika, Kanada, etj) të Google, punën dhe zgjidhjet inovatore që kemi bërë nga Tirana. Përveçse kuptova vizionin e gjigandit dixhital Google për vitet e ardhshme, konfirmova bindjen time që të rinjve shqiptarë nuk u mungon asgjë për të konkurruar në tregun botëror të ICT.
Për këtë arsye, me mbështetjen e Google, do krijojmë “Tirana Digital Accademy”. Misioni i akademisë është të trajnojë dhe përgatisë falas të paktën 10.000 të rinj shqiptarë ne fushën e teknologjisë. Në këtë mënyrë ata do kenë mundësinë të punësohen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në kompani shqiptare dhe ndërkombëtare.
Falenderoj veçanërisht te gjithë stafin e Localweb për punën dhe pasionin e tyre, falë të cilit Localweb është një prej kompanive me më shume potencial në tregun e web marketing në Europë. #tiranadigitalaccademy #nenukjeminjesoj.

KOHA JONË SONDAZH

