Pas Iranit, Shqipëria frikë për su*me kibernetike nga Rusia

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e jep kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa.

“Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të gjejnë dhe sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa.

Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, ku një sërë sistemesh në Shqipëri rreshtën së funksionuari. Rënia e “shtetit digjital” verën e vitit 2022 veç brishtësisë së infrastrukturës edhe neglizhencës së atyre që punojnë për të ruajtur të dhënat, nxori në pah edhe nevojën për ndryshime rrënjësore.

SHKARKO APP