Pas mësuese në Shkodër teologu, Olsi Jazexhi merr në mbrojtje ISIS: S’është organizatë terroriste!

Olsi Jazexhi, një teolog mysliman i zëshëm, ka reaguar pas ndalimit të mësueses Emine Alushi në Shkodër, e cila mbështeste ISIS dhe Bin Laden në orën e mësimit. Por Jazexhi shkon edhe më tej. Sipas tij, ISIS nuk është një organizatë terroriste, pasi tij, ky është një mit i ngritur nga skizofrenët perëndimorë.

“Arrestimi qe i ka ndodhur sot Emine Alushit ne Shkoder, pasi ajo eshte filmuar duke komentuar dhe mbrojtur ISIS-in dhe Bin Ladenin eshte nje tjeter sulm qe qeveria katolike e Edi Rames i ben lirise se besimit Islam ne Shqiperi.

Ndersa muslimanet shqiptare nuk duhet te besojne ne teorite e ISIS-it (pasi ato jane teori skizofrenike te spiunazheve perendim0re qe deformojne Islamin), Emine Alushi nuk duhet ndershkuar per mendimet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emine Alushi nuk ka bere asnje krim ndersa ka thene qe ISIS-i mbron muslimanet. Komenti i saj nuk eshte rekrutim per ne xhihad.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai eshte koment dhe fjala e lire ne Shqiperi mbrohet me kushtetute dhe me ligj.

Nese medreseja e Eminese mund te ndihet keq nga komenti i saj, ajo mund ta largoje nga detyra (edhe pse kjo do ishte mase ekstreme), por qe te arrestohet nje femer muslimane me shami vetem pse ajo thote qe ISIS-i mbron muslimanet – ky eshte fashizem!

Ky eshte sulm kunder lirise se besimit dhe fjales se lire!

Muslimaneve te Shkodres dhe gjithe Shqiperise, qofshin ata vehabij apo hanefi, shii apo syni une u apeloj qe te mbrojne te gjithe Emine Alushin, edhe pse ne mund te mos biem dakort me idete e saj. Por ne duhet ta kemi te qarte qe Emineja nuk ka kryer asnje krim! Ajo thjesht ka shprehur mendimin e saj ne nje debat me nxeneset e saja.

Nese Emineja eshte gabim ne bindjet e saj, ajo mund te korrigjohet dhe kritikohet por jo te arrestohet. Arrestimi i saj ne kete menyre mund te kryhet vetem ne nje shtet fashist dhe diktature mesjetare inkuizitore katolike.

Prandaj ne te gjithe duhet te kundershtojme fashizmin kunder Emine Alushit! Medreseja e Shkodres dhe drejtori i saj, ne vend qe te distancohen nga Emineja duhet qe ti kerkojne qeverise katolike Rama qe ta lene te lire Eminene dhe te kerkojne falje publike per kete arrestim te turpshem!

Emineja nuk eshte terroriste! Emineja nuk eshte kriminele! Ajo eshte motra jone ne Islam”, shkruan ai.

Mësuesja propogandë pro ISIS, MAS: E dënojmë, të merren masa ndaj përpjekjeve radikale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?