Pas skandalit, disa tentuan të heqin byzylykun elektronik
Aktualisht janë 90 shtetas të cilët kanë masë ndaluese për vepra të ndryshme penale dhe që janë në mbikqyrje elektronike.
Pas skandalit të publikuar në media mësohet se gjatë ditës së djeshme disa prej tyre kanë tentur ta heqin byzylykun elektronik.
Këtë detaj e bëri të ditur Ilir Qafo, Drejtor i Shërbimit të Provës në një pronocim për median jashtë ambienteve të ministrisë së Drejtësisë.
“Aktualisht janë gati 90, të cilët janë në proces monitorimi. Për shkak të ngjarjeve më të fundit kemi pasur joshje, ndoshta dhe nga ana juaj është trubetuar në një mënyrë jo korrekte. Joshje të sukjekteve të cilët gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve, por menjëherë janë kontaktuar nga stafi ynë dhe janë këshilluar që të rivendosin shërbimin për të kaluar në shkelje të padëshiruar nga ana jonë”.

/Oranews.tv/

