Pasaportat bullgare, Bullgaria hap hetim për marrje ryshfetesh

Asambleja Kombëtare e Bullgarisë ka rënë dakord me mbështetjen e të gjitha aprtive të ngrejë një komision ad-hoc për të hetuar akuzat e hedhura në mediat vendase dhe europiane për korrupsion në dhënien e shtetësisë për të huajt, njoftojnë mediat e këtij shteti.

Vendimi i 14 dhjetorit prej parlamentit pasoi arrestimin në tetor të kreut të Agjensisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë, Peter Haralampiev dhe të tjerë në lidhje me akuzat e dyshuara për falsifikimin e dokumentave për t’u mundësua shtetasve të vendeve të afërta të aplikojnë për pasaporta bullgare.

Komiteti ad-hoc do të ketë një mandat tremujor dhe 17 anëtarë, të emëruar në baza proporcionale nga pesë grupet parlamentare bullgare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komiteti do të drejtohet nga Yordan Tsones i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia e të cilit propozoi ngritjen e komitetit me Toma Bikov, ndeputetet për partinë gerb të kryeministrit boiko Borissov si zv.ktyetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?