FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pastrohen inertet në Durrës

Në zonën e plazhit në Durrës ka filluar pastrimi i inerteve. Kjo zonë ishte edhe një nga më të prekurat nën Durrës, ku pati shumë dëme. Inertet që po pastrohen në zonë do të çohen në Porto Romano. Kurse më herët, kryeministri Edi Rama kërkoi që të gjitha inertet në Durrës të pastrohen para Krishtlindjeve. ”Kemi diskutuar me të plotfuqishmin e perimetrit të emergjencës dhe me shtabin e tij për domosdoshmërinë e pastrimit para Krishtlindjeve të të gjithë inerteve në Durrës. Duhet një operacion 24 në 24, duhen përcaktuar hartat e vendndodhjes së inerteve të shoqëruara me sasitë. Të gjitha kompanitë e ndërtimit, kompanitë që operojnë në Tiranë, Durrës apo kudo qoftë, duhet t’u kërkohet kontribut siç pastruam Lanën shumë vite më parë duhet të pastrojmë tani inertet me kontributin e kompanive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?