Pasuritë e të hetuarëve për drogën, Ermal Hoxha me kredi për rikonstruktimin e apartamentit të marrë me qera

Prokuroria për Krime të Rënda, bazuar në ligjin Antimafia, kërkon sekuestrimin e llogarive bankare, pronave dhe pasurive të shtatë të arrestuar dhe familjarëve të tyre, gjatë operacionit për bllokimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Në vazhdën e këtij hetimi pasuror, me ndihmën e Drejtoris së Pastrimit të Parave, grupi hetimor ka administruar zbardhjen në mënyrë analitike të llogarive bankare të te tyre dhe familjarëve.

Ajo që bie në sy, thonë hetuesit, është fakti se të 7 shqiptarët nuk kanë depozita te konsiderueshme në llogarit e tyre bankare.

Kjo hedh dyshime se investimi është kryer me te hollat e të tjerëve.

Edhe veprimet dhe lëvizjet bankare dyshohet se janë bërë me emra personash të tjerë, raporton ABC News.

Ermal Hoxha, nipi i ish-dikatatorit Enver Hoxha rezulton me një shtepi me qera në “Unazën e Madhe” me sipërfaqe 100 m2 dhe ka kërkuar kredi për rikonstruktimin e saj.

Është pak e çuditshme, se si mund të rikonstruktohet një apartament i marre me qera.

Eshte kjo ajo qe lind dyshimet se apartamenti mund të jetë rregjistruar në emër të ndonjë personi tjetër, por i Përket Ermal Hoxhës.

Per hetuesit kjo mbetet per tu verifikuar.

Gjithashtu, rezulton se bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurtaj, ka lëvizje nga llogarite e saj bankare shuma të vogla, te cilat lidhen më biznesin e saj me emrin “Hera Company” e që rezulton të jetë bashkortake me një person nga Fieri me inicialet D.P.

Edhe të pandehurit e tjerë, Ilir Hyseni, Saimir Batku apo Gentian Gjonaj, nuk rezultojnë të kenë pasur lëvizje të shumave të mëdha në lloagri bankare

Sipas verifikimeve të kryera, rezulton se Gentian Gjonaj ka lëvizur shuma parash kur kishte aktivitet biznesi, së bashku me dhëndrrin e Enver Hoxhës, shtetasin Klement Kolaneci.

Kompania e tyre ka deshtuar dhe është bllokuar nga zyra përmbarimore.

Në ditët në vazhdim, hetuesit thonë se do të zbardhin edhe aktivitetet e tjera që mund të ketë Gjonaj apo të afërmit e tij.

Ndërkaq, vëllezërit Kelmend dhe Arjan Dalipi, njehrazi pronar të magazinës, rezultojnë se kanë pas lëvizje parash në banka, por në emër të kompanive me të cilat operojnë në qytetin e Elbasanit.

Edhe këto shuma nuk justifikojnë investimin e kryer në magazinë, apo blerjen e kokainës dhe pajisjet laboratorike të prodhimit te kokanines.

Sipas prokurorisë, në ditët në vazghdim pritet që Zyrat e Hipotekës të zbardhin të gjithë pronat e mundshme të personave të arrestuar dhe të afërmve të tyre, të cilat pritet të sekuestrohen deri në një vendim tjetër.

SHKARKO APP