Patozi: “Lufta” shtyhet për në shtator

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Teatrin, duke sjellë reagime të shumta.

Lidhur me këtë vendim të Presidentit ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili e cilëson këtë vendim një të mirë që e ktheu ligjin.

Por problemi eshte se refuzimi i Ilir Metes eshte nje beteje e vogel, me te cilen nuk mund te quhet e fituar lufta. Sepse i bie ai qe te kete shpetuar vetem gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmone shpejt. Dhe kete e dine te gjithe, qe nga ai qe shpalli sot dekretin, e deri tek punetoret e skenes dhe pastrueset e teatrit”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“LUFTA” SHTYHET PËR NË SHTATOR

Ilir Meta beri mire qe e ktheu ligjin per teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por ne finale, kjo qeveri ka nevoje qe here pas here dikush t’ia ndale revanin e vet, ne ate qe cfare i sheh syri i ze dora.

Edhe sikur presidenti te mos e kete kthyer fare per kete shkak, por per te dhene nje mesazh tjeter, ai prape eshte nje gjest qe ia vlen.

Por problemi eshte se refuzimi i Ilir Metes eshte nje beteje e vogel, me te cilen nuk mund te quhet e fituar lufta.

Sepse i bie ai qe te kete shpetuar vetem gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmone shpejt.

Dhe kete e dine te gjithe, qe nga ai qe shpalli sot dekretin, e deri tek punetoret e skenes dhe pastrueset e teatrit.

I vetmi qe nuk kupton asgje ne kete histori eshte ai qe paralajmeron lufte civile, i cili sot pasdite duhet te kete marre fryme i cliruar, qe te pakten veren mund ta haje rehat dhe t’i beje ku te doje pushimet.

Kur te kthehet pastaj, ka vetem dy mundesi: Ose te rrembeje armet, ose te hakerrehet prape, siç beri me Fatmir Xhafen.

Te cilit i tha se do te kalonte vetem mbi trupin e tij per te shkuar ne zyre.

Deri tani Fatmiri ka kaluar vetem dy here…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?