Patriarku serb hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen sot pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Sipas mediave malazeze, lajmi është konfirmuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviçin për vendimin që mori.

Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periç, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?