PD, deklaratë kundër Ristanit?

 

Mbrëmjen e djeshme duket se ka ndodhur diçka e pazakontë.

Arben Ristani, që është numri dy i Partisë Demokratike, ka bashkuar votat me PS dhe LSI, që mandati i Mark Frrokut të shqyrtohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri këtu në fakt, ndoshta s’ka asgjë të çuditshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por menjëherë pas kësaj, Partia Demokratike ka lëshuar një deklaratë. Ajo akuzon Edi Ramën dhe Ilir Metën se po mbrojnë Frrokut, ndërkohë që vetë numri dy i saj, votoi pro shqyrtimit të kësaj çështje nga Gjykata Kushtetuese.

“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i Mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama­Meta për të mbrojtur inkriminimin,” thuhej në reagimin e PD.

Madje më pas, ka reaguar edhe Jozefina Topalli, e cila tha se ky është një grusht që po i jepet dekriminalizimit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?