PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Mbrojtjes: Duam shpjegime për shoqërinë ”KAYO”
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Përmes një kërkese të dërguar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshit, PD kërkon që Nufi të japë shpjegime mbi çështje që lidhen me krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’.
Kërkesa drejtuar Peleshit është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Demokratike, përfshi kreun e Grupit Parlamentar; Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Elda Hoti, Ledina Alolli dhe Klevis Balliu.
”KAYO” sh.a. është një kompani shtetërore që do të operojë në sektorin e industrisë së Mbrojtjes. Kjo shoqëri u krijua me ligjin nr. 88/2024 dhe ka për qëllim prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
KOHA JONË SONDAZH

