Pelegrinazhi në malin e Tomorit, AdZM Berat vendos tabela informuese dhe pika grumbullimi për mbetjet

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Berat në kuadër të përgatitjeve për festën e pelegrinazhit në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit” kanë ndërmarrë masa praktike për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e territorit. Në zonat e frekuentuara nga vizitorët janë vendosur tabela informuese, ndërsa janë krijuar edhe pika të posaçme për grumbullimin e mbetjeve, duke përdorur zgjidhje të përshtatura sipas kushteve të terrenit.

AdZM Berat thekson se këto masa synojnë që gjatë ditëve të pelegrinazhit hapësirat e parkut të mbahen të pastra, të rregullta dhe të sigurta për të gjithë vizitorët dhe besimtarët. Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Mijëra pelegrinë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që u përkasin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?