Peleshi në aksin Lin-Pogradec: Po bëjmë atë që nuk u bë për 25 vjet

Zv/kryeministri Niko Peleshi inspekoi sot punimet në rrugën Lin – Pogradec. 

“Përfundimi i rrugës Lin – Pogradec do të bëhet sipas një projekti të permirësuar. Rehabilitimi i bregut të liqenit me një projekt të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, jo vetëm që do t’i rikthejnë Pogradecit bukurinë e zhdukur për vite nën ndertimet pa kriter e pa rregulla, por do të stimulojnë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë rajonit.

Po bëjmë për qytetet shqiptare aq sa nuk është bërë në 25 vjet të marra së bashku!”, theksoi zv/kryeministri Niko Peleshi. 

SHKARKO APP