Peleshi në Voskopojë: 4 milionë euro investime
Zvkryeministri Niko Peleshi ka inspektuar sot punimet në fshatin turistik të Voskopojës ku po kryhen investime me vlerën 4 mln euro.
Zvkryeministri Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati, ku ka theksuar se ndërhyrja në Voskopojë do të jetë e plotë me synimin për ta kthyer këtë destinacion në një model të zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti.
Ndër të tjera Peleshi tha se plani i miratuar vendor i Bashkisë Korçë ka një impakt edhe ne zonat rurale pasi i jep mundësi biznesit të investojë duke krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe më shumë të ardhura për banorët.
Investimi ne Voskopojë parashikon rikonstruksionin e qendrës, rrjetit të rrugëve si dhe restaurimin e 4 Kishave Monument Kulture të këtij fshati.

