Peqin, arrestohen dy punonjës të kadastrës

Dy punonjës të zyrës së Katastrës në Peqin janë vënë në pranga sepse akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Aksioni i policisë për arrestimin e S. Dervishit, 50 vjeç dhe  J. Dejas 55 vjeç është bërë gjatë mbrëmjes së sotme nga ana e Policisë së Elbasanit.

Dervishi  me detyrë punonjes i zyrës së rregjistrimit të pasurive dhe Deja me detyrë topograf, ishin vënë nën hetim nga oficerët e Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Policinë e Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës, e cila ndaj tyre kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Fallsifikim dokumentash”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?