Për herë të parë pas shumë vitesh, asnjë incident në festime

Për herë të parë pas shumë vitesh asnjë incident në festime, pasi policia kishte marrë të gjitha masat që ndërrimi i viteve të kalonte pa asnjë problem.

Në krye të të operacionit të qindrave forcave të policisë ka qenë vetë drejtori i policisë, Artan Didi dhe kyrepolici i Tiranës, Ardian Çipa.      

Drejrori i përgjitshëm Didi tha se deri në mesnatë nuk ka patur aksidente, ndërsa plani i masave do të vijojë edhe në datat 1 dhe 2 janar.

“Deri tani jam i kënaqur me shërbimin e policisë por dhe me situatën e rendit dhe sigurisë publike, deri tani nuk kemi asnjë ngjarje, nuk është njoftuar asnjë incident edhe me fishekzjarret”, tha Didi.

Edhe për drejtorin e Policisë së Tiranës ishte një natë e gjatë, por sic tha ai me të gjithë efektivët e policisë në gatishmëri për të ruajtur qetësinë.

Për herë të parë këtë vit në kryeqytet e as në rrethe nuk janë shënuar incidentet nga fishekzjarre, dhe as aksidente rrugore.

 

SHKARKO APP