Përcaktohen datat, kalendari i Kupës së Shqipërisë
Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur sot datat e ndeshjeve për turin paraeliminator dhe turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Gjithçka do të nisë këtë të diel (ora 15:00) me dy duelet e raundit paraeliminator, ku Butrinti do të presë Naftëtarin për Grupin A kurse Ada do të luajë përballë Kevitanit në Grupin B.
Fituesi i duelit të parë do të përballet me Skënderbeun në raundin pasardhës, kurse ekipi që do të triumfojë nga çifti i dytë do të ketë rival Partizanin.
Në turin e parë (1/16), përballjet e Grupit A do të luhen më 28 shtator, ora 16:00, kurse ato të Grupit B më 5 tetor, ora 14:00.

KOHA JONË SONDAZH

