Përfshirja e majorit në trafikun e drogës, “furtunë” në FA, lirohen 6 oficerë

Përfshirja e majorit të Ushtrisë, SokolFeka,në trafikun e drogës jashtë kufijve të Shqipërisë, u ka kushtuar vendin e punës 6 oficerëve të Forcave të Armatosura. Me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, prej tri ditësh, 6 oficerë të kësaj strukture janë liruar nga detyra dhe kanë dalë në dispozicion.

Burime pranë FA-ve bëjnë me dije se prej tri ditësh, 2 oficerëve të Policisë Ushtarake dhe 4 të tjerëve nga Forcat Ajrore iu është komunikuar urdhri, sipas të cilit, ushtarakët janë liruar nga detyra dhe janë vënë në dispozicion të Forcave të Armatosura. Mësohet se urdhri ka ardhur pas ngjarjes së një jave më parë, teksa në Spanjë gjeti vdekjen majori shqiptar Sokol Feka, i cili pilotonte një helikopter të mbushur me drogë.
Largimet
Burime të sigurta nga Forcat e Armatosura sqaro-jnë se 2 prej ushtarakëve që janë liruar nga detyra kanë pasur përgjegjësi si inspektorë krimesh për të mbuluar repartin e helikopterëve në Farkë, aty edhe ku majori Feka punonte si instruktor, ndërsa katër oficerët e tjerë të liruar nga detyra janë pjesë e Forcave Ajrore.

Burimet pranë Ministrisë së Mbrojtjes shprehen se tek urdhri që iu është komunikuar 6 ushtarakëve nuk është shënuar motivacioni, por nën zë atyre iu është thënë se mbajnë përgjegjësi për përfshirjen e majorit Feka në trafikun e drogës.

SHKARKO APP