Përfundoi me sukses operacioni, shpëtohen dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës

Dy motoristët e raportuar të humbur në zonën e Majës së Jezercës janë gjetur shëndoshë e mirë, duke i dhënë fund me sukses operacionit të kërkim-shpëtimit.

Operacioni zgjati disa orë dhe u zhvillua në një terren të vështirë malor, ku ekipet e angazhuara arritën të lokalizonin motoristët dhe t’i transportonin në një vend të sigurt.

Evakuimi u realizua nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë koordinimit mes të gjitha strukturave të përfshira, aksioni u mbyll me sukses, pavarësisht vështirësive që paraqiste relievi i thyer i zonës së Jezercës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?