Përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS, diskutimet dhe vendimet

Për rreth 50 minuta u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Edi Rama që në fillim u kërkoi sekretarëve në PS të dorëhiqen. Me saktë i shkarkoi.

Në këtë takim u zhvillua analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit. Gjithashtu u mbajt dhe një analizë e punës së çdo ministrie dhe po ashtu edhe të strukturave organizative të partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në asamblenë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u morën disa vendime siç ishte largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit. Po ashtu në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi. Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

Vendimet ishin surprizë e paparashikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?