Përfundon terrori në Elbasan. Policia ekzekuton 71-vjeçarin e armatosur

Vritet 71-vjeçari në Elbasan. Pas 6 orë tensione dhe negociata, 71-vjeçari Lefter Zhidro nuk ka pranuar të dorëzohet. Forcat e policisë kanë vendosur të ndërhyjë për të mos përkeqësuar dhe më tej situatën.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës, pasi në vendngjarje u dëgjua një shpërthim. Mendohet se në banesën e Lefter Zhidrut janë hedhur tymuese. Por ndërkohë edhe të shtëna të reja janë dëgjuar ku mendohet se në orën 18:00 Zhidru ka shkëmbyer zjarr për herë të fundit me policinë.

Konflikti nisi pas debateve që Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraçi.

Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e Lefter Zhidrut sot në Elbasan. Në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit bën me dije se pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ai nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

“Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari. Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë. Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, “në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë. Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim”.

Nje person me snajper ne pallat.

Policia në vendngjarje

 

SHKARKO APP