Përgjimet e elektronike – Prokuroria: 4000 të përgjuar, 509 të arrestuar në flagrancë
Përgjimi i komunikimeve elektronike vazhdon të konsiderohet nga akuza si një nga mjetet me efikase për kërkimin e provës për të lufuar krimin e organizuar. Përgjatë vitit që kaloi janë në sajë të kesaj teknike janë arrestuar ne flagrancë 509 persona, ndërsa në total numri i të përgjuarve është rreth 4000, ndërkohë që ishin 2283 vendime për lejimin e përgjimit.
Gjatë vitit 2016, rreth 4000 persona janë përgjuar me kërkesë të Prokurorisë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale si trafiqe të paligjshme, akte terroriste apo edhe korrupsion.
Shifra bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme, cila në raportin vjetor të saj e konsideron përgjimin e komunikimeve elektronike në hetimet paraprake si mjet për kërkimin e provës për të luftuar krimin dhe për të parandaluar rreziqe që i kanosen sigurisë kombëtare.
Organi i akuzës bën me dije se në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin në kushtet e flagrancës të 509 personave të dyshuar për terrorizëm, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e vepra të tjera, duke parandaluar kështu pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë kombëtare.
Në disa raste të tjera mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.
Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2016 janë ekzekutuar gjithsej 2283 vendime për lejimin e përgjimit aplikuar në lidhje me 676 procedime penale, marrë këto nga prokurorët në kushtet e emergjencës si dhe vendime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake.
Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3943 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale.
/Oranews

