“Përkedhelja” dhe “kafshimi” i Ben Blushit për Edi Ramën

Ben Blushi është një ndër figurat kryesore të së majtës në përgjithësi dhe numri dy në PS, pasi jo vetëm si deputet e gazetar ka qenë përherë vizionar e kurajoz, por edhe si ideolog i së majtës ka folur sinqerisht se si duhet të jetë PS dhe pushteti i saj. Mos futja në Qeveri e Blushit, por edhe e disa emrave të tjerë socialistë nga Edi Rama ka bërë që natyrisht edhe qeverisja të jetë më e dobët, ndonëse disa ministra janë krenaria e së majtës. Por Blushi, duke mos qenë natyrë nënshtrimi, ka folur hapur në parlament sa herë e ka menduar se duhet, ndonëse edhe mundet toni të ishte paksa më komunikues. Në thelb ai ka folur për atë çka kërkojnë socialistët e thjeshtë; një qeverisje të së majtës e që janë vertetë socialistë. Por Rama, duke qenë natyrë autoritare si dhe në mënyrën e tij punon se mund të bëjë një Shqipëri tjetër, ka harruar se në ekip ka nevojë edhe për ta kundërshtuar, edhe për të debatuar në qeveri e jo vetëm për t'i thënë “OK” për gjithçka. Dhe Blushi e disa të tjerë e bëjnë, pasi e kanë bërë edhe me Fatos Nanon, edhe me Ilir Metën, sepse qeverisin duke mos qenë servilë.

Edi Rama, në të vertetë mendon se gjithçka ecën mirë. Dhe e ka bindje. Por qeverisja kërkon me tepër gjithëpërfshirje. Ka nevojë edhe për partinë e Gjinushit, edhe për Paskal Milon; ka nevojë për gjithëkënd që ka manifestuar profesionalizëm e integritet. Ka nevojë edhe për debat e kundërshtime brenda së majtës. Se edhe qeverisja del me e mirë, me efektive.

Ben Blushi thonë, ndër deputetët e PS, se po “kafshon” përditë Edi Ramën dhe PS me qendrimet e tij publike. " Po i bën keq PS!"- shprehen ata. Harrojnë këto e të tjerë se Blushi ende nuk ka kafshuar. Ai vetëm sa ka “përkedhulur” lehtë Ramën dhe qeverisjen. Të të “kafshojë” Ben Blushi  ke nevojë për serume ! Akoma, duket se nuk është gati për “kafshim”. E ka provuar Pandeli Majko dhe dihet përfundimi. Natyrisht që askush nuk e mendon se Rama është Majko ! Por edhe Fatos Nano e ka ndjerë mirë Blushin ,kur Fatosi fluturoi në qiellin e shtatë prej gruas së re, e cila e ndau me PS dhe njërëzit e thjeshtë, ish-liderin e PS. E ka provuar Sali Berisha dhe sa herë flet mendohet nëse është apo jo Blushi në sallën e parlamentit.

Informacionet thonë se Blushi ende nuk ka folur tamam ! Deri tani duket se ka “perkedhelur”. Më vonë vjen “kafshimi”!

 

SHKARKO APP