Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përkujtimi i 21 Janarit në kohërat e Nusretit

Aktualitet E enjte, 21 Janar 2021 12:34
Përkujtimi i 21 Janarit në kohërat e Nusretit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Maho

Në këto kohë të vështira, Rama gjeti kohën dhe humorin të bënte sërish Show-n e çdo  viti me  viktimat e 21 Janarit. E njëjta fytyrë e dëshpëruar, i njëjti  tekst, i njëjti skenar. Imazhi i shpirtkëputurit, që po e pengon drejtësia  prej tetë vjetësh të zbardhë drejtësinë.

Koha ka treguar se Rama kujtohet për viktimat në mëngjesin e çdo 21 Janari, kur i duhet të bëhet gati përpara pasqyrës për aktrimin e tij të radhës.  Është e turpshme që ai vazhdon ta përdorë edhe në vitin e fundit të mandatit. Atyre familjeve ai i ka një borxh të madh; të paktën në këtë ditë duhet të kishte lënë akuzat dhe të kish kërkuar falje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Se sa e përgjegjegjshme është qeverisja e tij, këtë e kanë treguar skandalet e njëpasnjëshme. Se sa i respektojnë vuajtjet e njerëzve që rropaten të paguajnë taksat që rriten vit pas viti, e tregoi darka e Dubait në ditë të qametit, e njerëzve të tij. Akoma më i pabesueshëm bëhet kryeministri kur mendon se qindra apo mijra viktima të tërmetit që ra një vit më parë, vazhdojnë të ngrihen e ngrysen jashtë në këto ditë të acarta. Akoma më e trishtë bëhet panorama kur mendon bisedat e Tires së tij me hallexhinjtë e pandemisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me gjakun e viktimave të 21 Janarit, kryeministri rreket të zëvëndësojë mungesën e bilanceve qeverisëse. Vjedhjen e  taksave, varfërinë e shtuar, masakrën në shëndetësi. Këtë e bën në një kohë që komandantin e grupit të zjarrit e ka bërë kryetar bashkie, dhe akoma më qesharak shfaqet kur premton se do të ndëshkohen ata që nuk vepruan për të bërë drejtësi.  Natyrisht, ai s’mund të thotë se mbi ato katër viktima ngriti rrugën drejt pushtetit.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 6 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 31 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 40 minutash

E gjithsesi, kjo  asesi s’mund  ta ndihmojë të dalë nga bataku ku është zhytur. Show i radhës mund ta ndihmojë deri nga orët e pasdites për të karikuar sadopak militantët e verbër, që shohin nga ekranet e televizioneve karafilat që hidhen mbi trotuar. Por në fund të ditës, kur gjakrat të jenë ulur, kur të shohin se të ardhurat kanë firuar nga ngritja e çmimeve dhe energjisë, gishti i akuzës do të ngrihet sërish  tek ai. Edi Rama në rast se nuk e ka kuptuar, ka ardhur koha  të fiksojë se në këtë vend s’ka më budallenj që nuk e dinë kauzën e 21 Janarit. Pasi e përdori dhe e flaku tej, atë e zëvëndësuan  PPP-të dhe  rrobat  firmato të atyre që përfituan nga pushteti që erdhi më pas.

Përveç  mjekrës që i është zbardhur që nga 21 janari i 2011-s, Rama gjithçka tjetër e ka shndërruar sot në një realitet të zi. Titulli që i dha sot katër viktimave mund ta zbusë deri diku dhimbjen e familjarëve, por kurrsesi s’mund të zbusë dhimbjen e halleve për pjesën tjetër të shqiptarëve, që fati i keq u ra të përjetonin qeverisjen e Edi Ramës.

/Mapo.al

Etiketat e lidhura

Armand Maho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 31 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 36 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.