Përmbysja e autobusit në Gjirokastër, arrestohet shoferi
Në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobusi i linjës Tiranë -Athinë, me targa TR5631U, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë lënduar 28 pasagjerë, policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e autobusit.
Bëhet e ditur se në pranga të policisë ka përfunduar Ilia Silo, 50 vjeç, banues në Greqi.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor “, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

