Përmbytje në Durrës, 15 familje në Shkozet ndodhen nën ujë

Reshjet e fundit  kanë shkaktuar përmbytjen e rreth 15 familjeve në  Shkozet të Durrësit. Banorët ankohen se situata është rënduar si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese.

Sipas qytetarëve është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme  për pastrimin e kanalit kryesor dhe për ndërtimin e nje rrjeti te ri kanalizimesh në zonën e plazhit dhe Shkozetit për të normalizuar situatën.

Zonat e Shkozetit, Plazhit dhe ajo e ish-Kënetës prej kohësh janë vatrat më problematike përsa i përket përmbytjeve në rast të reshjeve intensive të shiut

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?