Përmbytje të reja në komunën Novoselë, jepet alarmi

Lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati duke rritur nivelin e ujit në fshatin Fitore. Kryekomunari i Novoselës Kanan Shakaj, jep alarmin SOS, ndërkohë që mbetet e paqartë se nga vijnë prurjet që kanë rritur nivelin e lumit.

Sipas Shakajt, nuk ka prurje në Vjosë nga Memaliaj.Presidenti Bujar Nishani do të jetë sot në zonat më të dëmtuara nga përmbythet në Vlorë e në Fier.

Sipas bilancit të mbrëmshëm të ministrisë së Brendshme gjendja në zonat e përmbytura:

Rreth 17 mijë hektarë tokë, ku përfshihen tokë bujqësore dhe zona të banuara kanë qenë nën ujë;

Rreth 5 mijë hektarë tokë, ku përfshihen vetëm shtëpi dhe zona të banuara, dhe ku janë përqëndruar operacionet e ndihmës për banorët janë nën ujë;

Mbi 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

SHKARKO APP