Përmbytjet, Avokati i Popullit: Kujdes dhe gadishmëri
Nisur nga humbja tragjike e jetës së 38 vjeçares të cilën e mori rrjedha e lumit Vërdovë Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes.
Të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e dhëna nga autoritetet në zonat më problematike në mënyrë që të evitohen humbjet e jetëve.
Avokati i Popullit nga ana tjetër fton autoritetet të vazhdojnë të jenë në gadishmëri të plotë për cdo rast emergjence jo vetëm për qytetarët por edhe per gjënë e gjallë që vazhdon të jetë e rrezikuar në zonat e përmbytura.
“Ne nxisim gjithashtu të gjithë qytetarët të jenë solidarë me njëri- tjetrin dhe ju bejme thirrje organizatave te shoqerise civile te kontribuojne me mundesite qe ata disponojne per lehtesimin e gjendjes se krijuar.
Bashkëpunimi dhe solidariteti ndihmojnë menaxhimin me sa më pak dëme të situatës së rëndë të krijuar” thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
KOHA JONË SONDAZH

