Përmbytjet, informacionet e reja për situatën në Vlorë

Shtabit te emergjencave civile te Qarkut vlore ka informuar sot mbi të dhënat e fundit nga zonat e përmbytura.

Sipas Shtabit, shirat e dendur te cilet kane rene gjate nates nuk  kane shkaktur rritje te nivelit te Basenit te Vjoses. Nivelit i lumit sot ishte ne lartesine 4.2m

Ne ora 13:00 kemi nje permiresim te ndjeshem te motit. Gjate paradites eshte evidentuar nje bllokim i kanalit shkarkues te Kodres se ujit te ftohte, bllokim i cili shkaktoj permbytjen e 4 shtepive te cilat jane banore ne kete zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollat e mbyllura ne zone diten e sotme ishin :  Shkolla e mesme Bishan, Shkolla 9-Vjecare Fitore, Shkolla e 9-vjecare Poro, Shkolla e 9-vjecare Mifol, Shkolla e 9-vjecare Delisuf, Shkolla 9-vjecare Akerni si edhe kophstet prane tyre. Institucionet arsimore do te qendrojne te mbyllura deri sa te kryhet dizifenktimi i plote i tyre prej Drejtoria e Shendetit Publik Vlore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Per shkak te permbytjes qendruan te mbyllura edhe stacionet e pompave, Novosele SMT-ja Novosele   4 dhe Novosele 7.

1.   Numri i banesave të përmbytura;  30

2.   Numri i banesave me prezencë uji në oborret e tyre (jo brenda tyre); 602

3.   Sipërfaqe e tokës së përmbytur (në ha);2800

4.   Sipërfaqe e tokës me prezencë uji (në ha);1740

5.   Dëme në biznese dhe sera e kultura bujqësore; 298 aktivitete

6.   Dëme në bagëti; 100 koke bageti / 48000 shpend

7.   Sa familje janë kthyer në banesat e tyre; 95

8.   Cili është niveli i ujërave në secilin shtrat lumi që krijoi përmbytjen; Pa llogaritur

9.   Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore; Pa llogaritur

10.Sa familje kanë marrë/ nuk kanëmarrë ndihma ushqimore, veshmbathje, etj. :  418/ 184

11.Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore;  pa llogaritur

12.Sasia e rrugeve te cilat jane te pakalueshme per shkak te permbytjes : 3 Km Akerni – Hidrovori

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?