Përmbytjet kërcënojnë Vlorën

Përmbytjet kërcënojne dhe qytetin e Vlorës, pasi kane përfshirë një pjese të madhe të zonave përreth tij. 

Uji ka mberritur mbi nivelin mesatar ne argjinaturen e Selevecit, e cila eshte prita e fundit e ujit perpara se te afrohet fillimisht ne fshatin Narte dhe me pas ne Vlore.

Mengjesin e se merkures niveli i ujit u rrit ndjeshem nderkohe qe makinerit e renda kane hedhur inerte per te riparuar ato vende ku argjinatura ishte e demtuar. 

Drejtori i OSHE ne Vlore, Julian Demaj tha se eshte siguruar energji 24 ore ne hidrovorin e Akernise per te shmangur çdo lloj emergjence. Sipas tij situata po monitorohet dhe jane marre te gjitha masat per te perballuar pruriet e medha te ujit .

Nese niveli i uji rritet edhe me 50 centimetra qyteti i Vlores dhe fshati Narte rrezikohen seriozisht nga permbytja, duke qene se Seleveci sherben si "ure" lidhese midis lagunes se Nartes dhe Vlores .

SHKARKO APP