Përmbytjet, Kosova dërgon FSK për ndihmë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama I ka premtuar atij se Qeveria e Kosovës do të dërgojë kontingjente të njësiteve të specializuara të FSK-së, për të larguar ujin nga zonat e vërshuara në jug të Shqipërisë.

Në këtë bisedë, gjithashtu u shpreh gatishmëria e dyanshme, që në suaza të bashkëpunimit të dy qeverive, të kontribuohet maksimalisht në evitimin e pasojave që vijnë nga fatkeqësitë natyrore.

SHKARKO APP