Përmbytjet, nis tërheqja e ujit, në Fier mblidhet Shtabi i Emergjencave

Përmirësimi i lehtë i kushteve atmosferike, ka sjellë zvogëlim të hartës së tokave të përmbytura, ndërkohë që paralelisht kanë dalë në pah dëmet e mëdha të shkaktuara. Në Prefekturën e Fierit është mbledhur Shtabi i Emergjencave, ku i pranishëm ka qenë kreu i grupit parlament ar të PS, deputeti Gramoz Ruçi. Gjithashtu në takim kanë marrë pjesë edhe deputetë të tjerë të këtij qarku. Në mbledhje është analizuar situata e krijuar në fshatrat e Fierit nga përmbytjet , në mënyrë që të merren masa sa me eficente. Sipas raportimev e në fshatin Darëzezë, një nga më të prekurit ka nisur tërheqja e ujit, por sërish situata është problemati ke pasi banesat janë të përmbytur a dhe shumë prej tyre janë të pabanues hme.Ndër sa në fshatrat e përmbytura në Vlorë, problem është furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve.

FIER, 60 BANESA NË DARËZEZ Ë NËN UJË, 1000 FAMILJE TRAJTOH EN ME NDIHMA

Ora 10:10­ Reshjet kanë pushuar në qarkun e Fierit, çka ka sjellë përmirësim të situatës nga përmbytjet . Në disa zona ka tërheqje të ujit, por në fshatin Darëzezë, 60 banesa vijojnë të jenë të rrethuara nga uji dhe janë të pabanues hme. Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjenc ave në qarkun e Fierit 1 mijë familje trajtohen me ndihma ushqimore .

VLORË, UJI TËRHIQET T NGA BANESA T, MIJËRA HEKTAR Ë TOKË BUJQËS ORE ENDE E PËRMBYTUR

Ora 10:05­ Situata në Qarkun e Vlorës ka përmirësi m të ndjeshëm. Uji mësohet se është tërhequr nga banesat por mijëra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. Problem në zonat e përmbytura të Vlorës, mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, për shkak të daljes jashtë funksionit të puseve apo tubacionev e të ujit të pijshëm. Autoritetet kanë apeluar të mos përdoret uji edhe në ato zona ku ka tërheqje të përmbytje ve.

DËMTIMI I URAVE, BLLOKO HEN 7 MIJË BANORË

Ora 10:00­ Dy komuna në Gramsh janë izoluar, për shkak të bllokimit të rrugëve. Sipas raportimev e, bëhet fjalë për komunat Kukur e Kushovë me një popullsi prej rreth 7 mijë banorësh. Shkak për bllokimin e rrugëve është bërë dëmtimi i urave që lidhin komunat me Gramshin. Ndërkohë që në shumë rrugë ka edhe rrëshqitje gurësh e dherash.

LUMI ISHËM DEL NGA SHTRATI, DHJETËRA HEKTAR Ë NËN UJË NË KRUJË

 Ora 7:35­ Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë në rrethin e Krujës. Ky fenomen përmbytje sh është i përhershë m dhe fshati i parë që vuan pasojat nga dalja e këtij lumi nga shtrati është fshati Murqin. Nga dalja e tij janë përmbytur disa banesa, dhjetëra hektarë tokë të mbjella me jonxhë, grurë e kultura të tjera. Konkretisht përmbytjet kanë ndodhur në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Mazhe etj. Po ashtu përmbytje ka dhe në fshatrat Dukagjin dhe Miliskajë, ndërsa një prej shkaqeve kryesore është mospastri mi i kanaleve prej më shumë se 20 vitesh. Ndonëse përmbytjet nga lumi Ishëm ndodhin çdo vit madje disa herë brenda një viti, banorët e dëmtuar gjatë këtyre viteve nuk janë dëmshpër blyer në asnjë rast të vetëm.

 

 

SHKARKO APP